image Çka duhet të bëjë Kosova për t’u kualifikuar në Euro 2020 pas humbjes së Anglisë

Futboll

Sport/ Çka duhet të bëjë Kosova për t’u kualifikuar në Euro 2020 pas humbjes së Anglisë

news image

Nëse deri ditën e djeshme Kosovës ka pasur dy ‘finale’, ndaj  Malit të Zi dhe ndaj Çekisë për t’u kualifikuar në Euro 2020, Kosovës i është shtuar edhe një finale e tretë kundër Anglisë.

Në fakt tanimë nuk është çështje finale, por Kosova nga tri ndeshjet nuk mund të gabojë në asnjërën prej tyre për t’u kualifikuar në Euro2020.

Rezultati i mbrëmshëm i Anglisë e cila humbi në Çeki i ka shkaktuar shumë probleme Kosovës që tashmë duhet të jetë përfekte në tri ndeshjet mbetura në fazën e kualifikimeve për Euro 2020.

Finalja e parë pritet të jetë të hënën kundër Malit të Zi, të cilën Kosova duhet ta mposhtë dhe t’i fitojë tri pikë në mënyrë që të mbetet në garë për kualifikim me gjasa reale.

Tri pikë dhe asnjë më pak do të duhet t’i fitojë Kosova kundër Çekisë që Kosova e zhvillon në udhëtim.

Nëse Kosova i fiton gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para, në “Fadil Vokrri” do të jetë një finale e vërtetë për Kosovën e cila do të kërkojë të bëjë befasinë duke mposhtur Anglinë.

Përveç rrugës nga këto grupe Kosova mund të kualifikohet edhe përmes Ligës së Kombeve.

Kosova mund të zhvillojë dy takime në mars – gjysmëfinale dhe finale, fillimisht kundër Maqedonisë, nëse edhe kjo nuk kualifikohet përmes kualifikimeve të rregullta e më pas me fituesin e duelit Bjellorusia – Gjeorgjia.

Por, të besuarit e Bernard Challandes, do të tentojnë të bëjnë mrekullinë, t’i fitojnë gjitha ndeshjet e mbetura për t’u kualifikuar në “Euro 2020” përmes Grupit A, duke mos llogaritur fillimisht Ligën e Kombeve.