Pesë pasagjerë të autobusit që u aksidentua të dielën në Kroaci, e ku humbën jetën 10 udhëtarë, sot pasdite janë dërguar në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod për t’u marrë në pyetje si dëshmitarë.
Portali lokal kroat “SB online” ka publikuar detajet e marrjes në pyetje të dëshmitarëve nga zëvendësi i Prokurorisë së Qarkut në Sllavonski Brod.
“Ne morëm në pyetje tre nga pesë pasagjerët që erdhën në Gjykatën e Qarkut. Vetëm tre prej tyre u morën në pyetje, sepse ata po prisnin urgjentisht për transport në Kosovë dhe ne nuk kishim përkthyes për ata të dy”, ka thënë zëvendësi i Prokurorisë së Qarkut, Franjo Kopuniq.
“Dy dëshmitarë thanë se ata ishin në gjumë dhe nuk e dinin se kush po e ngiste autobusin, por një dëshmitar tha i dyshuari ishte ai që po voziste”, ka konfirmuar zëvendësi i Prokurorit të Qarkut, Franjo Kopuniq.
Në pyetjen nëse udhëtarët e kishin parë duke vozitur të dyshuarin, Kopuniq tha se “ai dëshmitar e kishte parë atë dhe ishte zgjuar kur ndodhi aksidenti dhe pretendon se ai [i dyshuari] po voziste.
U konfirmua gjithashtu se gjatë marrjes në pyetje pasagjeri e njohu shoferin e dyshuar.
Gjithashtu u konfirmua që dy pasagjere, po e shikonin shoferin e dyshuar, por siç u përmend tashmë ato ishin në gjumë dhe nuk e dinin se kush po e drejtonte autobusin në kohën e aksidentit./Gazeta Sinjali/