image City mundet nga United, por kalon në finale të Carabao Cup

Futboll

Sport/ City mundet nga United, por kalon në finale të Carabao Cup

news image

Edhe pse u mund 1:0 nga Manchester United, Manchester City ka arritur ta sigurojë një vend në finale të Carabao Cup falë rezultatit të përgjithshëm 3:2 nga dy ndeshje gjysmëfinale.

City e kishte fituar 3:1 ndeshjen e parë në Old Trafford dhe erdhi në këtë takim më e relaksuar.

Nemanja Matic shënoi golin e fitores për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, që ishte i pamjaftueshëm për ta çuar tutje në finale.

Mesfushori serb u ndëshkua me karton të kuq një çerek lojë para fundit, duke e lënë në baltë skuadrën e vet.

Skuadra e Pep Guardiola Manchester City në finale do të përballet me Aston Villa.