image Cristiano Ronaldo në Manchester City me kontratë dy vjeçare

Futboll

Cristiano Ronaldo në Manchester City me kontratë dy vjeçare

news image

Pothuajse është mbyllur gjithçka, Cristiano Ronaldo është rrugës për në Manchester City.

Sipas mediave angleze e italiane, Juve dhe City kanë arritur marrëveshje për 25 milionë euro.

Derisa CR7 është pajtuar për një kontratë dy vjeçare, deri më 2023.

Ronaldo do t’i kryejë testet mjekësore këto ditë para se të kompletojë transferimin te City.

Do të jetë një goditje e madhe për Manchester Unitedin, klubin ku ka shkruar historinë.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në të vërtetë.

Fabrizio Romano publikoi çaste më parë foto të Mendes me të arritur në Porto, pas diskutimeve me Juven dhe Cityn për një arritje të një marrëveshje të menjëhershme.

 /Gazeta Sinjali Sporti/