Edhe pse u mund 1:0 nga Manchester United, Manchester City ka arritur ta sigurojë një vend në finale të Carabao Cup falë rezultatit të përgjithshëm 3:2 nga dy ndeshje gjysmëfinale.
City e kishte fituar 3:1 ndeshjen e parë në Old Trafford dhe erdhi në këtë takim më e relaksuar.
Nemanja Matic shënoi golin e fitores për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, që ishte i pamjaftueshëm për ta çuar tutje në finale.
Mesfushori serb u ndëshkua me karton të kuq një çerek lojë para fundit, duke e lënë në baltë skuadrën e vet.
Skuadra e Pep Guardiola Manchester City në finale do të përballet me Aston Villa.