Janë zhvilluar katër ndeshje të orarit prej 16:00 në Premier League, shkruan Sinjali Sport.
Dueli më interesant i kësaj kohe ishte mes Manchester Cityt dhe Leicester Cityt.
Përballja mbaroi me rezultat dramatik 6-3, duke u realizuar hiç më pak se nëntë gola.
Sterling me dy, Mahrez, Laporte, De Bruyne dhe Gundogan shënuan për Citizens, ndërsa Maddison, Iheanacho dhe Lookman për dhelprat.
Arsenali në anën tjetër e deklasoi Norwichin në shtëpinë e saj me shifrat përfundimtare 0-5.
Gunners arritën fitoren e lehtë fal golave të Sakas dhe Lacazettes me nga dy sosh si dhe një të Tierneyt.
Rivali lokal i topçinjve, Tottenham po ashtu fitoi pa problem, duke fituar si nikoqir me rezultat 3-0 ndaj Crystal Palace.
Treshja e sulmit, Kane-Lucas-Son i realizuan golat në fitoren e radhës për Spurs.
Sfida e fundit, po ashtu u luajt në Londër, me West Hamin që u mposhtë nga Southamptoni në duelin e vetëm të përafërt 2-3.
Elyonoussi e shënoi golin e parë për mysafirët, e barazoi Antonio, kurse goli i dytë u nxor nga Armando Broja i cili me një driblim fantastik faullua dhe u akordua penalti, të cilën e konkretizoi Ward-Prowse.
Benrahama më pas e barazoi rezultatin, por Southamptonin sërish avancoi, ku Bednarek e realizoi golin e fundit në këtë super ndeshje. /Gazeta Sinjali Sporti/