image Çitaku reagon pas paralajmërimit të VV-së për ankesë rreth rezultateve në Prizren

Çitaku reagon pas paralajmërimit të VV-së për ankesë rreth rezultateve në Prizren

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se do të ankohen për rezultatin në komunën e Prizrenit, sepse sipas tyre ka pasur devijim të vullnetit qytetar, shkruan Gazeta Sinjali.

E pas kësaj, ka reaguar anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo ka thënë që është për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve.

Qytetarët e Prizrenit kanë folur, vota e tyre është numëruar, dhe rezultati si i tillë duhet pranuar. Për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Çitaku.

/GazetaSinjali/