Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me helmimin nga uji i pijshëm i 1 mijë e 500 qytetarëve në Komunën e Deçanit, shkruan Gazeta Sinjali.
Çitaku deklaroi se të gjithë, pa përjashtim duhet të kërkojnë nga institucionet relevante që sa më parë të dalin me informata të sakta lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Deçan dhe se situata si kjo, kur nuk ka ende një përgjigje nga institucionet lidhur me atë që ka ndodhur, shumë lehtë përdoren nga ata që duan të përhapin propaganda të rrezikshme.
Çitaku krejt në fund bën thirrje ndaj të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe të dëgjojnë me vëmendje rekomandimet e IKSHPK-së.
Postimi i plotë:
1500 qytetar të Kosovës janë helmuar gjatë 72 orëve të fundit në Komunën e Deçanit.
Ne të gjithë, pa përjashtim, duhet të kërkojmë nga Institucionet relevante që sa më parë të dalin me informata të sakta lidhur me atë se çfarë ka ndodhur, si dhe të ofrojmë ndihmë aty ku mundemi.
Në të njejtën kohë, situatat si kjo, kur nuk kemi ende një përgjigje nga Institucionet lidhur me atë që ka ndodhur, shumë lehtë përdoren nga ata që duan të përhapin propaganda të rrezikshme.
Ju lutem keni kujdes, dhe dëgjoni me vëmendje rekomandimet e IKSHP-së. /GazetaSinjali/