Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Shën Luçias kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe atyre zyrtare.
Marrëveshja midis dy vendeve është nënshkruar në Washington nga ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku dhe ambasadori Anton E. Edmunds, në emër të Qeverisë së Shën Luçias.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Çitaku përmes një postimi në Facebook. Nënshkrimin e kësaj marrëveshje ajo e ka quajtur lajm të mrekullueshëm.
Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës./Gazeta Sinjali/