image Çitaku: Kosova e ka humbur rastin për liberalizimin e vizave në kohën e demarkacionit

Politikë

Çitaku: Kosova e ka humbur rastin për liberalizimin e vizave në kohën e demarkacionit

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku tha se Kosova e ka humbur një mundësi për liberalizimin e vizave, mundësi kjo që ishte në vitin 2016.

Çitaku tha se mosvotimi i demarkacionit në kohë me Malin e Zi ka bërë që Kosova ta humbë mundësinë e liberalizimit të vizave.

Sipas saj, tanimë liberalizimi i vizave po përdoret nga Bashkimi Evropian si instrument disiplinues politik.

“Liberalizimi i vizave po përdoret nga BE-ja si instrument disiplinues politik. Ne e kemi pasur një rast që e kemi humbur në vitin 2016, ku me kryeneçësi dhe me hapa para politik sabotuam vetvetën, duke mos e votuar demarkacionin në kohën kur ishim në tren, pra ishim në vijë të mbarë për të marrë liberalizimin e vizave.

Ajo mundësi u humb, dhe tani liberalizimi i vizave po përdoret si instrument disiplinues politik”, tha Çitaku në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7.

/GazetaSinjali/