image Çitaku e cilëson degradim total procesin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Politikë

Çitaku e cilëson degradim total procesin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Serbi, pas takimeve në Bruksel.

Në një postim në Facebook, Çitaku është shprehur se ka degraduar procesi i dialogut.

“Degradim total i procesit: Nga bisedimet për njohje reciproke, po flasim me urgjence për targa. Sukses se jo mahi.”, ka shkruar Çitaku.

Kujtojmë se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është propozuar dje nga BE që të ndalohet shqiptimi i gjobave, ndërsa Serbia të mos lëshojë më targa “KM”.

Pas shumë zhvillimeve, Kurti mbrëmë ka pranuar kërkesën e SHBA-ve dhe ka shtyrë për 48 orë fillimin e fazës së gjobitjes.

Degradim total i procesit: Nga bisedimet për njohje reciproke, po flasim me urgjence për targa. Sukses se jo mahi.

Posted by Vlora Çitaku on Tuesday, November 22, 2022

/GazetaSinjali/