Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pretenduar se anulimi i sotëm i konkursit të KEK-ut është efekti i parë që po e jep themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar i iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetjen e deputetëve të opozitës.
Çitaku tha se përmes konkursit të manipuluar në KEK u tentua punësimi i familjarëve dhe militantëve të Vetëvendosjes.
“Rezultatet e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar tashmë po vërehen. Vetëm një ditë pas themelimit të komisionit, KEK-u anuloi konkursin përmes së cilit u punësuan shumë militantë të VV-së”, ka shkruar ajo në Facebook.