Rusia ka një nga forcat e armatosura më të mëdha dhe më të fuqishme në botë, por kjo nuk ka qenë e dukshme në pushtimin e saj fillestar të Ukrainës.
Shumë analistë ushtarakë në Perëndim janë befasuar nga performanca e saj në fushën e betejës deri më tani, me një që e përshkruan atë si “të mjerë”.
Përparimet e saj ushtarake duket se kanë ngecur në masë të madhe dhe disa tani pyesin nëse mund të rikuperohet nga humbjet që ka pësuar, raporton BBC.
Këtë javë, një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s i tha BBC-së: “Rusët qartësisht nuk i kanë arritur qëllimet e tyre dhe ndoshta nuk do t’i arrijnë në fund të ditës”.
Pra, çfarë ka shkuar keq? Unë kam folur me oficerë të lartë ushtarakë perëndimorë dhe zyrtarë të inteligjencës, për gabimet që ka bërë Rusia.
Gabimi i parë i Kremlinit – nënvlerësimi i forcës së rezistencës dhe aftësive të forcave të armatosura më të vogla të Ukrainës.