image Cilat janë ministritë që dëshiron t'i udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje?

Kosovë

Zgjedhje/ Cilat janë ministritë që dëshiron t’i udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje?

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se  tri ministri janë të rëndësishme për Lëvizjen Vetëvendosje, në idetë e saj për udhëheqjen e vendit.

“Tri ministritë të cilat dëshiron t’i udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje janë: Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë”, ka deklaruar Kurti.

Megjithatë, ai ka thënë se ai nuk dëshiron të jetë në pushtet me çdo kusht.

“Asnjëherë nuk kam dashur pushtet me çdo kusht, e as pozita me çdo kusht që t’i bashkëngjitja atyre në marrjen e pushtetit”, ka deklaruar Kurti në emisionin DebatPlus në RTV Dukagjini./Gazeta Sinjali/