Moderatorja i është bashkuar reality-showt “Big Brother VIP Albania” ku edhe ka treguar për herë të parë se vendosi të kthehej në vendin e saj pasi familja nuk kishte mundësi t’i ofronte shkollimin e duhur në Itali.
“Arsyeja pse unë vendosa të kthehesha në Shqipëri është se atëherë Italia pati një krizë ekonomike dhe prindërit e mi nuk patën mundësinë të më ofronin shkollimin. Dhe e menduan si opsionin më të mirë që unë… se prekem…Babi ishte ai që më shtyu të kthehesha në Shqipëri. Isha e fiksuar të bëhesha modele, por nuk bëhesha dot për shkak të gjatësisë dhe u ktheva nga Miss-et. Dhe mora pjesë në një konkurs ku mora çmimin “Miss Inteligjenca” dhe aty ishte e përfshirë edhe një bursë shkolle dhe erdhi si një dhuratë.”-tregoi Kiara e prekur.
Në fund ajo nënvizoi se pavarësisht të gjithave mesazhi që donte të jepte ishte që kurrë nuk duhet të dorëzohemi.