image Cigarja dhe presioni i kolegëve bënë që anëtari i KQZ-së të ndryshojë qëndrim brenda 5 minutave

Kosovë

Cigarja dhe presioni i kolegëve bënë që anëtari i KQZ-së të ndryshojë qëndrim brenda 5 minutave

news image

Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zzgjedhjeve kaloi me tensione të larta sa i përket certifikimit të kandidatëve për kryetarë të komunës së Mitrovicës së Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Anëtarët e KQZ-së votuan dy herë për certifikimin e kandidatit të LVV-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Kjo pasi herën e parë ky i fundit përkundër ligjshmërisë në aplikim nuk i mori votat e nevojshme.

Kjo, pasi në mungesë të Sami Kurteshit dhe Nenad Rikallos në mbledhjen e sotme shumica minimale për vendimmarrje varej nga një votë e vetme.

E duket se këtë e shfrytëzoi mirë anëtari i komunitetit turk në KQZ, Rifat Krasniq. Ai brenda pesë minutave ndryshoi qëndrim për certifikimin ose jo të Atiqit.

Për të ardhur deri tek ky qëndrim, Krasniq iu deshtë të tymoste cigare dhe të konsultohet me kolegë tjerë të KQZ-së.

Pas kryerjes së këtyre procedurave, Krasniq kokulur dhe me hezitim ngriti dorën për votimin e kandidatit të LVV-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut.

/Gazeta Sinjali/