image Çifti shqiptar vetëhelmohet 5 ditë pas martesës, vdes nusja

Rajon

Shqipëri/ Çifti shqiptar vetëhelmohet 5 ditë pas martesës, vdes nusja

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd të Shqipërisë, ku një çift të rinjsh kanë mbërritur të helmuar në spitalin e qytetit.

Mësohet se Olti Hajdari, 27 vjeç, dhe Rezarta Hajdari, 19 vjeçe, nga fshati Xhyrë kanë helmuar veten, ndërkohë që e reja ka ndëruar jetë. Ka qenë e ëma e dhëndrit ajo që i ka gjetur dy bashkëshortët në gjendje kritike në dhomën e gjumit.

Për Rezartën ishte tepër vonë, pasi ajo kishte ndërruar jetë përpara se të dërgohej në spital. Ndërsa 27-vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se të rinjtë ishin martuar të dielën, pesë ditë më parë. Mbeten të paqarta rrethanat që kanë çuar çiftin e të rinjve drejt aktit ekstrem të vetëflijimit.