image Çifti nga Fushë Kosova përfundojnë në Polici, gruaja thotë se bashkëshorti i saj e sulmoi fizikisht

Siguri

Çifti nga Fushë Kosova përfundojnë në Polici, gruaja thotë se bashkëshorti i saj e sulmoi fizikisht

news image

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Në Policia kanë përfunduar edhe një çift bashkëshortor nga Fushë Kosova, ku gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Sinjali mëson se 26-vjeçarja ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje të momentit, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht duke e goditur në kokë.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka pranuar se është fjalosur me bashkëshorten e tij, mirëpo ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj saj.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/