image Chelseas i ofrohet mundësia për të nënshkruar me Ronaldon dhe Neymar

Futboll

Chelseas i ofrohet mundësia për të nënshkruar me Ronaldon dhe Neymar

news image

Chelseas i është ofruar shansi për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon dhe Neymar këtë verë, sipas Evening Standard.

Kjo vjen pasi Ronaldo i ka treguar Manchester United se dëshiron të largohet nëse ata marrin një ofertë të përshtatshme për të.

37-vjeçari është i frustruar nga mungesa e aktivitetit transferues në Old Trafford dhe dëshiron të luajë në Champions League dhe të luftojë për trofe të mëdhenj.

Ronaldo u lejua të anashkalojë ditën e parë të stërvitjes parasezonale në United sot për arsye familjare.

Agjenti i tij, Jorge Mendes, tashmë është takuar me Boehly dhe ka diskutuar një transferim të mundshëm për klientin e tij, si dhe ka ofruar shërbimet e tij për të transferuar lojtarë të tjerë në klub.

Paris Saint-Germain në anën tjetër është e hapur për të shitur Neymar, dhe braziliani mendohet se është i hapur për një lëvizje në futbollin anglez. Por mbetet e paqartë se si Chelsea do të paguajë pagën e tij prej 606,000 funtesh në javë.

Ka frikë se një nënshkrim si Ronaldo ose Neymar mund të prishë ekuilibrin e skuadrës dhe nuk do t’i përshtatet markës së tyre të të luajturit me intensitet të lartë. Tuchel është gjithashtu i prirur të shmangë përsëritjen e gabimeve që ata bënë me nënshkrimin e Romelu Lukaku për 97.5 milionë funte nënshkrimi verën e kaluar.

Chelsea janë të sigurtë se do të nënshkruajnë me Raheem Sterling dhe shpresojnë të mbyllin një marrëveshje prej 45 milion funtesh për yllin e Manchester Cityt përpara se të fluturojnë në Shtetet e Bashkuara për turneun e tyre para-sezonal të shtunën.

Por Blutë mund të jenë në treg për një tjetër sulmues, me Raphinhan që dy klubet veçse të dakorduara. Megjithatë 25-vjeçari preferon një kalim te Barcelona dhe i ka thënë gjigantëve spanjollë se do të presë një lëvizje atje.

Pronarët e rinj të Chelsea, Boehly dhe Clearlake Capital i kanë premtuar Tuchel të paktën gjashtë nënshkrime të reja këtë verë për të siguruar që ata janë të gatshëm që të konkurrojnë me skuadrat si Manchester City e Liverpool për titullin e Premierligës.

/Gazeta Sinjali Sporti/