image Chelsea mposht Barcelonën në garën për Kounden

Futboll

Chelsea mposht Barcelonën në garën për Kounden

news image

Chelsea ka përshpejtuar përpjekjet për të nënshkruar me qendërmbrojtësin Jules Kounde.

Sipas raporteve të fundit, klubi londinez ka bërë lëvizje mbrëmë gjatë natës, për të arritur sa më shpejtë një marrëveshje.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Chelsea i ka dërguar dokumentet Sevillas për marrëveshjen me Koundén gjatë natës.

Detajet pas kësaj oferte të bërë të mërkurën janë një marrëveshje 55 milion funte për një kontratë 5-vjeçare.

Sipas Romanos, Chelsea është ende në pritje të miratimit përfundimtar të Sevillas për të shmangur tentativat e reja nga Barcelona sot.

/GazetaSinjaliSport/