image Chelsea mendon seriozisht afrimin e Kane, ofron dy lojtarë në këmbim

Futboll

Chelsea mendon seriozisht afrimin e Kane, ofron dy lojtarë në këmbim

news image

Chelsea ka vendosur që në afatin kalimtar të verës të transferojë Harry Kanen nga Tottenham Hotspuri, transmeton Sinjali Sport.

Sulmuesi anglez ka konfirmuar se dëshiron të provojë një aventurë të re dhe dëshira e tij është që të vazhdojë të luajë në elitën e futbollit anglez.

Kështu, Chelsea dëshiron të bind rivalin nga Londra duke ofruar Tammy Abrahamin dhe Kepa Arrizabalaga në ofertë.

Sulmuesi i ri anglez nuk po ka vend në formacionin e Thomas Tuchel dhe në këtë verë do të largohet.

Në anën tjetër, portieri spanjoll ka humbur vendin e titullarit dhe në klub nuk besojnë më në aftësitë e tij.

Kështu, Chelsea i ofron dyshen Tottenhamit, për ta lënë të lirë Kanen që të kalojë në “Stamford Bridge”. /Gazeta Sinjali Sporti/