image Chelsea e gatshme ta huazojnë Abrahamin edhe nëse bëhet fjalë te rivalët londinez

Futboll

Chelsea e gatshme ta huazojnë Abrahamin edhe nëse bëhet fjalë te rivalët londinez

news image

Chelsea janë të gatshëm të lejojnë Tammy Abraham t’i bashkohet Arsenalit në formë huazimi.

Topçinjtë janë ekipi favorit për të nënshkruar me sulmuesin anglez.

Rivalët e Arsenalit në Londër, Tottenham dhe West Ham janë gjithashtu të etur për të nënshkruar me yllin e Anglisë i cili nuk ka arritur të startojë me trajnerin e ri të Chelsea, Thomas Tuchel.

Chelsea po kërkon rreth 40 milion funte për Abraham.

Një marrëveshje huazimi me një detyrim për të blerë nëse lojtari arrin një sasi të para-caktuar paraqitjesh duket sikur është një kompromis ideal mes dy ekipeve londineze, Arsenal dhe Chelsea.

Situata e sulmuesit të Chelsea është një dilemë për Tuchel pasi ai komploton për të ndërtuar suksesin e pabesueshëm të sezonit të kaluar.

Erling Haaland i Borussia Dortmund kërkohet nga çdo klub i lartë në Evropë, por është 99 për qind i vendosur të qëndrojë në Gjermani për një vit tjetër.

Chelsea po kërkojnë të rikthejnë sulmuesin e Inter, Romelu Lukaku, por ata mund të tundohet të presin për të nënshkruar Haaland pas një viti. /Gazeta Sinjali Sporti/