Chelsea janë të gatshëm të lejojnë Tammy Abraham t’i bashkohet Arsenalit në formë huazimi.
Topçinjtë janë ekipi favorit për të nënshkruar me sulmuesin anglez.
Rivalët e Arsenalit në Londër, Tottenham dhe West Ham janë gjithashtu të etur për të nënshkruar me yllin e Anglisë i cili nuk ka arritur të startojë me trajnerin e ri të Chelsea, Thomas Tuchel.
Chelsea po kërkon rreth 40 milion funte për Abraham.
Një marrëveshje huazimi me një detyrim për të blerë nëse lojtari arrin një sasi të para-caktuar paraqitjesh duket sikur është një kompromis ideal mes dy ekipeve londineze, Arsenal dhe Chelsea.
Situata e sulmuesit të Chelsea është një dilemë për Tuchel pasi ai komploton për të ndërtuar suksesin e pabesueshëm të sezonit të kaluar.
Erling Haaland i Borussia Dortmund kërkohet nga çdo klub i lartë në Evropë, por është 99 për qind i vendosur të qëndrojë në Gjermani për një vit tjetër.
Chelsea po kërkojnë të rikthejnë sulmuesin e Inter, Romelu Lukaku, por ata mund të tundohet të presin për të nënshkruar Haaland pas një viti. /Gazeta Sinjali Sporti/