Cheesecake është një recetë fantastike për ta përgatitur vikendeve, kur jeni e gjithë familja së bashku.
Përgatitet për 40 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona.
Përbërësit:
3 kokrra vezë, 5 lugë gjelle sheqer, maskarpone, kos frutash, 1 gotë qumësht, xhelatinë, 100 gr biskota (të grira imët), 20 gr gjalpë (të shkrirë) dhe fruta (të ngrira).
Përgatitja:
Në një enë shtoni vezët dhe sheqerin. Trazojini mirë. Ndërkohë shtoni edhe një lugë Maskarpone. Pasi i keni përzierë shtoni edhe kosin e frutave Jogobella.
Në një tigan të thellë vendosni për të zierë një gotë qumësht. Shtoni xhelatinën dhe trazojini mirë për rreth 5 minuta. Më pas e hiqni nga zjarri dhe shtojani kosit të frutave.
Në një enë me biskota të grira imët shtoni 20 gram gjalpë të shkrirë. Punojeni mirë masën dhe e shtroni me kujdes në një formë specifike keku. Sipër i vendosni kremin që përgatitët. Vendoseni në furrë për 20 minuta në temperaturë 150 gradë.
Në një tigan tjetër vendosni frutat e ngrira. I lini përreth 5 minuta. Shtoni një gotë ujë dhe dy lugë gjelle sheqer. I përzieni mirë.
Tani i shtoni frutat sipër kekut. E ndani në pjesë të trekëndëshe dhe shijojeni!