Kosova në tetor do t’i zhvillojë dy ndeshje interesante. Me 10 tetor e zhvillon miqësoren me Gjibraltarin ndërsa me 14 tetor e luan njërën nga ndeshjet vendimtare në këto eliminatore ku në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Malin e Zi.
Trajneri Challandes, ka nisur të marrë lajme të mira së fundmi pasi disa lojtarë i kthehen nga lëndimet si Milot Rashica, Benjamin Kololli e Herolind Shala, por ka edhe të atilla që e shqetësojnë bukur shumë. Portieri i parë i Kosovës, Arjanet Muriq vazhdon të vuajë në portën e Nottinghamit pasi nuk po aktivizohet.
Muriq as dje nuk ka luajti asnjë minutë që skuadra e ij barazoi si mysafirë me Blackburnin (1:1).
Trajneri francez Sabri Lamouchi edhe në këtë ndeshje preferoi portierin Samba, dhe ky nuk është lajm i mirë për Challandes i cili as te Samir Ujkani nuk mund të llogarisë shumë pasi nuk po luan te Torino. I vetmi portier që ka minuta së fundmi është Visar Bekaj te Prishtina.