image Challandes: Shtyrja e ndeshjes me Maqedonin e Veriut, një avantazh për Kosovën

Futboll

Futboll/ Challandes: Shtyrja e ndeshjes me Maqedonin e Veriut, një avantazh për Kosovën

news image

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes beson që shtyrja e ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut është një avantazh për kombëtarën tonë.

Sipas tij, nëse do të luhej në muajin mars atëherë Kosova do të kishte shumë mungesa, kështu që në muajin shtator, të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm, transmeton Gazeta Sinjali.

“Në fillim mendova se kjo ishte diçka e keqe për ne, por tani besoj se është më mirë kështu. Në mars kishim shumë mungesa dhe çunat nuk kishin shumë minuta në ekipet e tyre. Mendoj se kjo ndërprerje do të na ndihmojë në përballjen me Maqedoninë. Nuk mendoj se na penalizon dhe nuk besoj që do na sjellë ndonjë problem te lojtarët”, tha Challandes në ‘Fan Zone’./Gazeta Sinjali/