Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes është duke mbajtur konferencën për shtyp para dy ndeshjeve të ardhshme.
“Futbollistë kanë pranuar shumë komplement pas ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë dhe nuk e kanë problem aspektin mental. Unë nuk jam Mourinho apo Guardiola por prapë se prapë di diçka se çfarë mund të ndikojë ai efekt. Është normale pasi që të marrin shumë komente, futbollistë mund të jenë më relaksuar por kjo mund të paraqet shumë rrezik ndaj Malit të Zi, pra kjo do të jetë detyra ime në ditët e ardhshme që t’i motivojë futbollistët. Kosova duhet të punojë më shumë se sa kundërshtari, kjo do të jetë kërkesa ime për futbollistët. Ne jemi në këtë situatë dhe është punë ime si trajner t’i mbajë të qetë dhe të mbesin me këmbë në tokë sepse vetëm kështu mund të arrihet suksesi”, ka thënë Challandes.
Kosova të hënën e 14 tetorit do ta zhvillojë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në eliminatoret për Kampionatin Evropian, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshet me Malin e Zi, ndërsa me 10 tetor do ta zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin, po ashtu në Prishtinë. /Insporti