Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka dhënë një deklaratë mjaftë interesante.
Tekniku zviceran u shkarkua sot (e mërkurë) nga FFK, shkaku i rezultateve të dobëta këtë vit.
Challandes tha se nëse mendoni se Kosova mund të mposht Suedinë ose Spanjën, atëherë do t’i falënderojë.
“Nëse mendoni se Kosova mund të mposht Suedinë apo Spanjën, dua t’iu them faleminderit sepse tregon që unë kam bërë punë të mirë dhe dëshmon se kam krijuar një skuadër shumë të mirë”.
“Ambicia është e mirë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe duhet të kemi durim”, deklaroi ai.
Ndërkohë, presidenti Agim Ademi konfirmoi se nuk ka emër për trajnerin e ri dhe duhet të presim derisa të zhvillohen ndeshjet e nëntorit. /Gazeta Sinjali Sporti/