Një mural në kujtim të Astrit Deharit është bërë në qendër të Prishtinës më saktësisht në rrugën “Rexhep Luci”.
Murali nga artistja, Fitore Bereisha, është realizuar vetëm dy ditë pasi raporti i Institutit të Zvicrës, ngritë dyshime serioze për vrasjen e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Njoftohet se afër muralit i cili mban figurën e tij, njerëzit do të kenë mundësi të shkruajnë kujtimet për Deharin.
Kujtojmë se Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit, ku po akuzohej si i dyshuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës. Vdekja e tij, kishte ndodhur në rrethana misterioze, pasi nuk kishte dalur nga qelia e tij në kohën e shëtitjes.
Ai kishte qëndruar në qelinë e tij gjatë asaj kohë, ndërsa kur ‘shokët’ e tij të qelisë ishin kthyer e kishin gjetur atë në momentet e fundit të jetës./Gazeta Sinjali/