Web-faqet e ambasadave dhe konsullatave të Republikës së Kosovës, tash e disa ditë janë jashtë funksionit.
Arsyet se përse po ndodh kjo nuk dihen ende, por nëse provoni të klikoni në linkun e ambasadave, https://ambasada-ks.net, shihet se faqja zyrtare nuk është funksionale.
Ky problem u denoncua nga bashkëatdhetarët, të cilët kanë deklaruar se ka disa ditë që nuk mund të marrin asnjë shërbim.