image Çfarë ndodh pas tërheqjes së kandidatit serb për zgjedhjet në Veri, flasin nga KQZ-ja

Politikë

Çfarë ndodh pas tërheqjes së kandidatit serb për zgjedhjet në Veri, flasin nga KQZ-ja

news image

Pas tërheqjes të kandidatit të vetëm serbë për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut , Aleksandër Arsenijeviq, zgjedhjet për të parin e komunës do të mbahen pasi pjesëmarrja nuk është e kufizuar, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, tha për Gazetën Sinjali se çështja e numrit të kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje nuk është e kufizuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjin për Zgjedhjet Lokale.

“Pra, fletëvotimi mund të përmbajë edhe vetëm një kandidat. Rast të tillë kemi pasur në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Ranillugut”, tha Elezi.

Aleksandër Arsenijeviq , kishte shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut,  si i vetmi nga nacionaliteti serb për zgjedhjet lokale nga Iniciativa Qytetare Mbijetesa serbe, por me 2 nëntori kishte paraqitur në KQZ tërheqjen nga gara.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok mbahen me 18 dhjetor 2022, pas dorëheqjes së tyre me 6 nëntor.

Derisa tash në garë kanë mbetur Betim Osmanit nga Iniciativa Mitrovica, Taulant Kelmendit  nga  PDK-ja dhe Erden Atiqit nga VV-ja.

/GazetaSinjali/