Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka rishpërndarë në Instagram një postim të Arianit Beqirit, asistentit të kryeministrit Kurti.
“Çfarë ekipe miqasi. Ai bënte tagg Arben Vitinë, Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Albin Kurtin”, shkruhej në postimin e Beqirit.
Nuk dihet se cilit saktë i referohej si Messi e Ronaldo. Njëri prej të dyve kuptohet që është kryeministri Kurti.
Por, duket se Haxhiu e ka vlerësuar si gabim rishpërndarjen e këtij postimi.
Më vonë e ka fshirë këtë rishpërndarje. Nuk dihen arsyet pse e ka fshirë. I është dukur i padenjë si postim apo e ka kuptuar që me Messin e Ronaldon mund të jenë krahasuar vetëm Glauk Konjufca e Albin Kurti.