image Çfarë do të ndodhë sot në ditën maratonike mes LDK-së dhe VV-së?

Kosovë

Takime/ Çfarë do të ndodhë sot në ditën maratonike mes LDK-së dhe VV-së?

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që të takohen gjatë ditës së sotme për të vazhduar bisedimet rreth një koalicion të mundshëm qeverisës, raporton Gazeta Sinjali.

Të dy liderët janë takuar edhe gjatë ditës së djeshme, ndërsa nuk kanë treguar detajet e takimit, përkundër se dialogu mes tyre zgjati gati dy orë.

Në ndërkohë të dy partitë pritet të mbledhin këshillin e përgjithshëm të tyre për të diskutuar koalicionin qeverisës me njëra-tjetrën.

 “Nesër (e shtunë), më datë 14 dhjetor 2019, në orën 11:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Agim Veli ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se në këtë mbledhje të kryesisë do të diskutohet koalicionin me Vetëvendosjen.

Në ndërkohë nga VV nuk kanë konfirmuar ende mbledhjen e kryesisë së kësaj partie. Por, Glauk Konjufca ka dhënë shenja pozitive për arritjen e marrëveshjes me LDK-në

Ai ka thënë se ky takim nuk do të mund të ndodhte nëse palët nuk po shkojnë drejt afrimit të marrëveshjes.

Deri më tani pika ndarëse mes dy partive ka qenë posti i presidentit. LDK kërkon me çdo kusht që kjo çështje të vendoset tash, ndërsa VV kërkon të mos diskutoj për këtë çështje pa u themeluar Qeveria Kurti.