image Çeku: Presim veprime konkrete nga FIFA pas pamjeve të turpshme në zhveshtoret e Serbisë kundër Kosovës

Futboll

Çeku: Presim veprime konkrete nga FIFA pas pamjeve të turpshme në zhveshtoret e Serbisë kundër Kosovës

news image

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka kërkuar nga FIFA ndërmarrje konkrete pas shpalosjes së një afisheje në dhomat e zhveshjes së kombëtares së Serbisë në futboll, ku shihet harta e Kosovës me ngjyra të flamurit serb.

“Pamje të turpshme në zhveshtoret e Serbisë, ku shfaqet urrejtja, ksenofobia dhe mesazhe gjenocidale në drejtim të Kosovës derisa përdoret një platformë e FIFA”, është shprehur Çeku në profilin e tij në Twitter.

“Presim veprime konkrete nga FIFA, duke pasur për bazë që Federata e Futbollit e Kosovës është anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s”.

/GazetaSinjaliSport/