image Çekia shpall gjendje të jashtëzakonshme

Evropë

Çekia shpall gjendje të jashtëzakonshme

news image

Qeveria Çeke ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rasteve të reja me koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula thotë se ky vendim do të jetë efektiv për 30 ditë, duke filluar nga dita e hënë.

Masat e reja kufizuese përfshijnë një kufi në tubimet publike për një periudhë dy-javore. Të gjitha tubimet publike në natyrë me më shumë se 20 persona janë të ndaluara, së bashku me më shumë se 10 për ngjarje të brendshme. Shfaqjet teatrore dhe kinematë janë përjashtuar nga ndalimet.

Gjithashtu, asnjë tifoz në garat sportive dhe shkollat e mesme në rajonet më të goditura do të mbyllen për të paktën dy javë.

Republika Çeke që nga fillimi i pandemisë ka raportuar gjithsej 67 mijë e 843 raste, me më shumë se 43 mijë rezultate pozitive në shtator. Kurse 636 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19. /Gazeta Sinjali/