Vizita e presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, në Beograd dhe deklaratat e tij për Kosovën e kanë shqetësuar qeverinë e këtij vendi. Pas këtyre deklaratave ka pasur reagime të shumta nga qeveria dhe opozita në Çeki.
Ministri i jashtëm i Republikës së Çekisë, Tomas Petricek, ka thënë se qeveria e Republikës së Çekisë nuk e ndryshon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.
“Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar kryediplomati Petricek në Twitter.
Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur presidentin Zeman, që ka thënë se do të marrë iniciativë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Republika Çeke.