image Çekia gëzohet për mungesën e Arbër Zenelit – por ka frikë nga dy futbollistë të tjerë

Futboll

Sport/ Çekia gëzohet për mungesën e Arbër Zenelit – por ka frikë nga dy futbollistë të tjerë

news image

Faqja zyrtare e Kombëtares së Çekisë e ka publikuar një artikull ku ka njoftuar për listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, për ndeshjet e nëntorit.

Në njoftimin e kësaj kombëtarja thuhet se Patrick Schick do të mungojë nga radhët e Çekisë, ndërsa Arbër Zeneli do të jetë mungesa e Kosovës. Po ashtu në njoftim theksohen rikthimi nga lëndimi i Milot Rashicës dhe Herolind Shalës.

“Për dallim nga ndeshja e shtatorit në Prishtinë, këtë herë në skuadrën e Kosovës janë kthyer Milot Rashica dhe Herolind Shala, që ishin të lënduar për ndeshjen e shatorit. Në anën tjetër, për shkak të lëndimit, në ndihmë s’mund t’i vijë Arbër Zenelin”, shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare të Kombëtares së Çekisë.

“Challandes nuk ka bërë shumë ndryshime nga skuadra për duelin e shtatorit, të cilën e fitoi me rezultat 2:1 në Prishtinë. Mesfushori Bernard Berisha është lënë jashtë skuadrës”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme deri më tani kundër Çekisë dhe një fitore e mundshme do t’i hapte rrugën Kosovën për t’u kualifikuar në Euro202./Gazeta Sinjali/