image Çdo lehonë në Komunën e Obiliqit nga sot do të mbështet me të holla - Sinjali

Çdo lehonë në Komunën e Obiliqit nga sot do të mbështet me të holla

news image

Komuna e Obiliqit ka vendosur sot që të mbështes me nga 150 euro çdo grua lehonë të kësaj komune, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për këtë vendim i cili hyn në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS) e ka dhënë i pari i kësaj komune, Xhafer Gashi, përmes një postimi në Facebook.

Gashi ka theksuar se çdo kategori e shoqërisë do të ketë përkrahjen e nevojshme institucionale e sidomos gratë, të cilat sipas tij janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit.

“Sot, kam nënshkruar vendimin përmes secilit çdo grua lehonë e Komunës së Obiliqit do të i ndahet një shumë prej 150.00€, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale(DSHMS)”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin