image Kapet në flagrancë zyrtari i Komunës së Obiliqit, i kërkoi favore një gruaje për t'ia rregulluar dokumentet - Sinjali

Kapet në flagrancë zyrtari i Komunës së Obiliqit, i kërkoi favore një gruaje për t’ia rregulluar dokumentet

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në orët e mbrëmjes një zyrtar të Komunës së Obiliqit, si i dyshuar për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari, zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Obiliqit në këmbim të rregullimit të dokumenteve të gjendjes civile, i kishte kërkuar një femrës favore.

Sipas Policisë, i dyshuari është zënë në flagrancë së bashku me viktimën, ku edhe është arrestuar.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin