image Obiliqi ndan 100 euro për të infektuarit me COVD-19, ndërsa për familjarët e viktimave nga 300 euro - Sinjali

Obiliqi ndan 100 euro për të infektuarit me COVD-19, ndërsa për familjarët e viktimave nga 300 euro

news image

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar qytetarët e qytetit ku ai drejton se do të ndajë nga 100 euro për çdo qytetar të prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook, i cili po ashtu tha se qytetarët që kanë humbur betejën me COVID-19, familjeve të tyre do t’u ndahen nga 300 euro.

“Sot, mbajtëm seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e banorëve të prekur nga Covid-19, në qytetin e Obiliqit. Duke parë, situatën dhe rrjedhën e jetës që ka ndryshuar kjo pandemi, me 18 vota për dhe dy kundër, asambleja komunale, ka aprovuar vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve, ku për çdo qytetarë të prekur nga Covid-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 300€, ky vendim do vlejë që nga dita e shpalljes së pandemisë e deri në përfundimin e saj sipas vendimeve të institucioneve shëndetësore”, shkroi Gashi në Facebook.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin