image Cavusoglu tregon një “pengesë të madhe” në raportet Kosovë-Turqi

Politikë

Cavusoglu tregon një “pengesë të madhe” në raportet Kosovë-Turqi

news image

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu në konferencën e përbashkët me homologen, Donika Gërvalla, tha që ekzistenca e Feto-s në Kosovë është pengesa më e madhe mes raporteve Kosovë-Turqi.

Sepse sipas tij, ekzistenca e Feto-s është duke bërë punë për t’i helmuar raportet dhe “pas tentim-puçit në Turqi, ekzistenca e Feto-s në Kosovë neve dhe popullin turk e shqetëson shumë, këtë dua ta theksoj patjetër këtu”, tha ai.

Fethullah Gulen, sipas tij, po përpiqet të bëjë keq në Kosovë, “ashtu si në Turqi”.

“Strategjinë e ngjashme të cilën e ka zbatuar në vendin tonë, është duke e zbatuar në Kosovë. Këtë ne jemi duke e vrojtuar. Në njërën anë, këqyrin t’i helmojnë të rinjtë dhe investojnë në media, dhe në anën tjetër shohin të inflirtohen në institucione shtetërore. Ashtu siç kanë bërë në Turqi dhe vende tjera, po tentojnë ta bëjnë të njëjtën këtu”, tha Cavusoglu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se këto janë të rrezikshme për Kosovën.

“Për neve te vendi vëlla dhe mik në Kosovë është shqetësuese t’i shohim këto. Janë të rrezikshëm për të ardhmen”, tha ai.

Cavusoglu po ashtu e pa të nevojshme ta porosis Kosovën që t’i injorojë ata që nuk e thonë të njëjtën gjë si Turqia.

“Mos i merrni parasysh disa fjalë nga vendet tjera”, tha ai.

/GazetaSinjali/