image Çartet Balotelli, e shuton kamerën në stadium

Futboll

Serie A/ Çartet Balotelli, e shuton kamerën në stadium

news image

Mario Balotelli është i njohur për karakterin e tij problematike brenda dhe jashtë fushe.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, tashmë luan te Brescia, aty ku nuk po gjen ritmin e pritur. 29-vjeçari ka luajtur pak minuta vetëm në 4 takime nga tetë takimet e para të Seria A, duke shënuar edhe një gol.

Kjo ka ndikuar negativisht te gjendja emocionale e tij, që ka shpërthyer në sfidën e humbur 3-1 ndaj Genoas. Teksa po largohej nga fusha për t’i lënë vendin Alfredo Donnarumma, Balotelli goditi me shkelm një kamerë të vendosur jashtë vijave kufizuese, duke e nxjerrë jashtë përdorimit.

Një gjë të tillë e konfirmon fotografi profesionist, Massimo Lovati, i cili përmes një postimi në “Instagram” shpjegoi situatën.

“Kur Balotelli u thirr përsëri në pankinë, ai e përdori kamerën si një top futbolli, duke e gjuajtur drejt reklamave. E kam gjetur kamerën dhe përforcuesi ishte dëmtuar dukshëm (këmbë e thyer) dhe kamera nuk funksiononte më. Imagjinoni të nxirrni jashtë zhgënjimet tuaja ndaj mjeteve të biznesit të dikuj tjetër!” shkruan Lovati.

https://www.instagram.com/p/B4GQzwqoJRk/?utm_source=ig_web_copy_link

Lovati shton se faturën e kameras së tij do t’ia dërgojë presidentit të klubit italian, Massimo Cellinos.