Rep-artistja e njohur amerikane me famë botërore Cardi B, së fundmi është shfaqur rrugëve të Kalifornisë.
Cardi vendosi që t’ia dedikojë një ditë të tërë vajzës së saj Kulture Kiari Cephus, transmeton Gazeta Sinjali.
Nënë e bijë provuan disa lojëra të ndryshme në parkun “Disneyland” dhe Cardi nuk u nda për asnjë moment nga ajo.
Për këtë dalje publike reperja kishte zgjedhur të shfaqej shumë thjesht, pa grim. Me këtë paraqitje Cardi B ka shokuar fansat, të cilët kanë thënë se mezi e njohën atë, pasi që dukej krejtësisht ndryshe.
Kujtojmë që rep-artistja këtë vit nuk do të jetë e angazhuar shumë me koncerte, pasi që dëshiron të kalojë më shumë kohë me të bijen./Gazeta Sinjali/