Ish-trajneri Fabio Capello ka dhënë një ide mjaft interesante në lidhje me gjykimin e VAR-it në futboll.
Ai mendon se duhet vendosur një ish-futbollist në dhomën e gjykimit.
Penalltia e dytë e fituar nga Juventusi në ndeshjen kundër Fiorentinës ka hapur polemika të forta në Itali, transmeton Gazeta Sinjali.
“Duhet kuptuar se pse nuk vendosin një ish-futbollist, i cili di si të sillet dhe do të ndihmonte VAR-in. Është një botë e mbyllur, për fat të keq“, deklaroi Fabio Capello.
Ai rikujtoi polemikat pas gabimeve në ndeshjen Juventus-Fiorentina.
“Gjykimi ka ndryshuar shumë, po mundohen të bëjnë gjërat e duhura për t’u përmirësuar, por pamë si gabuan në rastin e penalltisë së Juventusit”, tha Capello. /Gazeta Sinjali/