image Cana tallet me Ronaldon: Larg qoftë të më qethë gruaja

Futboll

Futboll/ Cana tallet me Ronaldon: Larg qoftë të më qethë gruaja

news image

Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka dy muaj që nuk është qethur.

Por, ai nuk do ta lejoj gruan e tij që ta bëj këtë.Ai ka thënë se nuk do ta ndjek shembullin e Cristiano Ronaldos, , transmeton Gazeta Sinjali.

‘Kam dy muaj që nuk qethem. Ronaldon e qethi gruaja? Larg qoftë’, tha Cana në ‘Sport Show’.

Tutje, Cana shtoi se po mundohet që ta mësoj sa më shumë djalin e tij që të flas Gjuhën Shqipe.

‘Djalit i kam folur gjithmonë shqip dhe ka pasur mundësinë të jetë në çerdhe ku flitej shqip dhe anglisht, pastaj duke qenë nëna italiane e ka më të lehtë të flas italisht. Për një vit kam përshtypjen se do të marri besimin e duhur për të mësuar më shumë shqipen. Më përgjigjet shqip vetëm shkurt me “Po, jo, nuk dua” dhe këtë kohë po mundohem t’i mësojë sa më shumë shqip’, u shprehë ai./Gazeta Sinjali/