image Caktohet data për konferencën e tretë në rastin kundër Gucatit e Haradinajt - Sinjali

Caktohet data për konferencën e tretë në rastin kundër Gucatit e Haradinajt

news image

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt do të mbahet më 30 mars me fillim në ora 15:00.

Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou po ashtu ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe po ashtu nga mbrojtja, që nëse duan, të bëjnë parashtresa me shkrim deri më 26 mars.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe nënkryetari Haradinaj, ishin arrestuar në shtator të vitit të kaluar. Ata akuzohen për pengim të drejtësisë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin