Kosova do ta luajë ndeshjen e radhës përballë kombëtares së Gjeorgjisë.
Kombëtarja e Kosovës luan në udhëtim kundër Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2022.
Për këtë ndeshje UEFA tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë.
Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Mykola Balakin, kurse ndihmësit e tij anësor do të jenë Semen Shlonchak dhe Oleksandr Zhukov.
Zyrtar për VAR do të jetë Yevhenii Aranovskiy me asistentin e tij Andrii Shkrypka. Kurse, gjyqtari i katërt do të jetë Vitaliy Romanov.
Kosova luan më 2 shtator në ‘Batumi Arena’, me fillim prej orës 18:00. /Gazeta Sinjali Sporti/