image Caktimi i datës së zgjedhjeve/ Osmani përfundon diskutimet me partitë politike

Politikë

Caktimi i datës së zgjedhjeve/ Osmani përfundon diskutimet me partitë politike

news image

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfunduar sot takimet me partitë politike me të cilët ka diskutuar për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Data e zgjedhjeve do të shpallet sapo që subjektet politike të marrin aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, i cili e ‘rrëzoi’ Qeverinë Hoti.

“Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike u.d. Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Tani, Osmani do të takohet edhe me Këshillin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe me përfaqësuesit e institucioneve të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta./Gazeta Sinjali/