image Cakaj zhvillon "konferencë mbarëkombëtare" dhe flet vetë nga mëngjesi deri në mesditë

Politikë

Programi/ Cakaj zhvillon “konferencë mbarëkombëtare” dhe flet vetë nga mëngjesi deri në mesditë

news image

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka shpërndarë njoftimin e një konferencë mbarëkombëtare që do të mbahet më 25 nëntor në mjediset e një hoteli në Tiranë. Tema e konferencës është “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit perëndimor”.

Konferenca hapet në orën 9 të mëngjesit dhe përfundon në mesditë, në orën 12:45 dhe përgjatë thuajse katër orëve, folësi i vetëm është ministri Cakaj. Hiq këtu dy ndërpreje në mes të dy sesioneve të konferencës të cilat Cakaj, bujarisht, i ka lënë për ata që, sipas fletëpalosjes së konferencës cilësohen si ‘bashkëbisedues’. Organizatorët janë përkujdesur që këtë kohë të çmuar ta çimentojnë me ‘maksimumi 5 minuta’.

Ministri mban fjalën hapëse të konferencës dhe pastaj hapet sesioni i parë me temën “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit perëndimor”.

Pas ndërhyrjeve (maksimumi 5 minuta) ka një pushim për kafe dhe më pas fillon sesioni i dytë me temën “Roli i Shqipërisë në promovimin e trashëgimisë kombëtare”, i mbajtur sërish nga ministri në detyrë, ndjekur nga një tjetër pauzë ndërhyrje (maksimumi 5 minuta).

Në fund, si në çdo konferencë është fjala mbyllëse, të cilën e mban gjithashtu ministri Cakaj.