image Cakaj: Njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB, pranim i realitetit objektiv

Kosovë

Lobim/ Cakaj: Njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB, pranim i realitetit objektiv

news image

Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në OKB dhe njohja e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare të kësa organizate ka qenë ndër temat kryesore të takimit të Ministri shqiptar në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj me Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të punimeve të sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme.

“Takimi përmbajti veçanërisht tre gjëra me rëndësi: Së pari, nënvizuam hollësisht mbështetjen e Shqipërisë për rritjen e efektivitetit të operacioneve paqeruajtëse të ndërmarra nga organizata dhe përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e ‘Fondit për Ndërtimin e Paqes’. Së dyti, theksuam fuqishëm nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare si masë e vendosjes së drejtësisë historike dhe pranimit të realitetit objektiv. Së treti, shpalosëm programin e Shqipërisë në shërbim të kandidaturës së Shqipërisë për vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për vitin 2022-2023”, thekson Cakaj.

Ministri theksoi se “Shqipëria do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm e faktor konstruktiv në marrëdhënie dypalëshe e organizata shumëpalëshe në përgjithësi”./Gazeta Sinjali/